Çairi dhe Buteli mund të mbeten pa ngrohje?!

500 amvisërive nga komunat e Çairit dhe Butelit, të cilat furnizohen me energjinë termike nga Ngrohtorja Shkup Veri mes tyre edhe 13 objekte publike si çerdhe, shkolla dhe shtëpi shëndeti, rezikojnë të mbeten pa ngrohjë për shkak se ngrohtorja ka sigurar gaz vetëm edhe për 3 ditë.
Kështu deklaron Drejtori i Ngrohtores Shkup Veri Kushtrim Ramadani, i cili thot se ka kërkuar ndihmë nga EMV, por nga elektranat shtetërore i kanë thënë se nuk janë paraparë mjete për ngrohtoren Shkup Veri për shkak të borxhit nga viti i kaluar. Ramadani akuzon egrzekutivin se nuk kanë ndërmarë asgjë për tejkalimin e ketij problem.
“Ju bëj apel deri tek Qeveria dhe institucionet përgjegjëse të ju dalin në ndihmë qytetarëve nga komuna Cair dhe Butel që të mos vihet në pikpyetja furnizmi me ngrohje termike të këtyre konsumatorëve siq janë shkollat, cerdhet dhe amvisëritë. I pyes në radhë të parë ministrat nga Cairi me cka dhe a I  po I kërcënon Vasko Kovacevski që të mos ndërmarin asgjë për këto dy komuna. E pyes Ministrin e Ekonomisë për shkak se ai është I përfshirë në sektorin e energjetikës dhe ministrin për Financa. Deri tek ata kam dërguar kërkesë dhe deri tani nuk më janë përgjigjur”, u shpreh drejtori i ngrohtores Kushtrim Ramadani.
Ramadani thotë se deri në mars në disponimn kanë një milion euro për furnizim me energjensë por sipas çmimeve të tanishme në bursë, shpenzimet më së paku do të rriten dyfish. Ndryshe Shkup Veri ka  respektuar  rregullat dhe kur temperaturat e mëngjesit zbritën nën 12 gradë, radiatorët e përdoruesve janë të ngrohtë.