Çairi dhe me një parking të ri

Sot Kryetari komunës Çair Visar Ganiu në rrjetin e tij në Facebook dha lajmin se komunës iu shtuan dhe 1500m2 parking se dhe se shumë projekte po realizohen në komunës tonë, ja dhe postimi i plotë i Kryetarit.

Marketing

“Avancojmë punimet për krijimin e vendparkingjeve të reja në rrugën “Parashqevi Qeriazi”(“ArhiePiskop Dositej”) në Lagjen Çairi i Vjetër.

Në kuadër të këtij aktiviteti po rregullojmë dhe shtrojmë me bekaton sipërfaqe prej afërsisht 1500 m2, me çka po krijojmë hapësirë të re parkimi.

Ky është një nga shumë lokacionet që i kemi përfshirë në planin tonë aksional për rritjen e kapaciteteve aktuale të parkimit dhe punën në këtë drejtim do ta vazhdojmë edhe në shumë lagje të tjera të Komunës së Çairit.”