Çairi dhe Saraji u binjakëzuan me Komunën L-Isla të Maltës

Komuna e Çairit dhe ajo e Sarajit nënshkruan sot Marrëveshjen e Binjakëzimit me Komunën L-Isla të Maltës.

Marketing

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe a i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti vlerësuan se është nderë që po nënshkruajnë marrëveshjen e binjakëzimit me z. Klive Pulis, kryetarin e komunës L-Isla të Maltës, komunë kjo me vlera dhe traditë evropiane, vlera që sipas dy kryetarëve do të na shërbejnë dukshëm në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian.

“Këtë proces të bashkëpunimit me Komunën L-isla të Maltës bashkë me Blerimin dhe Kliven e filluam disa muaj më parë dhe me ekipet tona punuam vazhdimisht që sot këtë bashkëpunim ta kurorëzojmë me binjakëzimin e institucioneve tona. Për ne është nderë që po binjakëzohemi me këtë komunë që bart në vete vlera e traditë evropiane dhe jam i sigurt që këto vlera do të na shërbejnë si shembull në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër është edhe gjë më e bukur që bashkë me Komunën e Sarajit njëkohësisht po realizojmë aktin e nënshkrimit të binjakëzimit dhe me këtë po demonstrojmë një bashkëpunim të pashoq që gjithmonë e kemi patur dhe vazhdojmë ta kemi me Sarajin me banorët e Sarajit me kryetarin e Sarajit”, ka thënë Ganiu.

Ndërkaq Bexheti ka vënë në dukje se kjo Marrëveshje ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet banorëve të komunave tona dhe krijimit dhe realizimit të programeve që do të mundësojnë pjesëmarrje në projekte dhe investime të përbashkëta.

Sipas dy kryetarëve Bexheti dhe Ganiu kjo marrëveshje përfshin edhe projekte dhe programe të përbashkëta mes Komunës së Çairit dhe Komunës së Islës gjithashtu edhe mes Komunës së Sarajit dhe Komunës së Islës, pra ato do jenë me interes të përbashkët në fushën e zhvillimit lokal, efikasitetit energjetik, cilësisë së shërbimeve lokale, rinisë, sportit dhe arsimit.

Edhe kryetari i Komunës L-Isla, një nga destinacionet më të njohura turistike të Maltës, Klive Pulis tha se me këtë marrëveshje i afrojmë jo vetëm komunat tona me njëra tjetrën por edhe vet banorët dhe përmirësojmë mirëqenien e tyre.