Çairi i Izet Mexhitit,kthesa më e madhe e zgjedhjeve të 2020

Kandidati për deputet nga Bashkimi Demokratik për Integrim, z. Izet Mexhiti, ka korrur një fitore spektakolare në Çair, duke rikthyer fuqishëm votën e shqiptarëve në shtëpinë e vjetër, shtëpinë e dëshmuar, BDI-në.

Marketing

Zgjedhjet e rikonfirmuan se qytetarët e Çairit nuk e kanë harruar ish kryetarin e vet për tri mandate, Izet Mexhitin, i cili ia ka ndërruar pamjen kësaj komune, i ka dhënë shpirt dhe perspektivë, në të gjitha drejtimet.

Izet Mexhiti, si veprimtar dhe lider i kësaj ane brenda partisë më të madhe shqiptare BDI-së, ka bërë ndryshimin, duke vënë në rend të parë interesin e qytetarëve si de prioritetet e tyre në nivel qendror, duke u bërë shembull i liderit të pa kompromis për të plotësuar nevojat dhe emergjencat qytetarëve me rrugë, ndriçim, sistemin e mbledhjes së mbeturinave, çerdhe, shkolla dhe një varg çështjesh jetike për shqiptarët.

Arritjet e deritashme, z. Mexhiti ia dedikon forcës së mirëfilltë politike, e cila ju qëndron besnik interesave të shqiptarëve si BDI-ja dhe lideri Ali Ahmeti, duke u bërë shembull i përkushtimit politik dhe atdhetar, shembull i përmirësimit të kushteve për jetë dhe punë, në komunën ku fuqishëm, ngriti votën e shqiptarëve për BDI-në, gati 100%.

Decentralizimi fiskal, si një nga çështjet me prioritet gjatë fushatës zgjedhore ku edhe mori vota për gati 100% më shumë se në zgjedhjet e kaluara, e bën këtë lider, në këtë anë, të paarritshëm për nga besimi dhe mirëbesimi i qytetarëve të cilët nuk e harrojnë as kontributin e tij, as zotimet që i bën vepra.

Në zgjedhjet e kaluara qendrore, BDI në Çair, kishte marrë 6.873 vota më 2016, ndërsa më 15 Korrik 2020, vota shqiptare u rikthye në BDI, me rikthim të fuqishëm, me 11.228 vota.