Çairi në mbështetje të kryeministrit të parë shqiptarë (FOTO)

Shtabi vendor “Dyqangjik” tashmë i gatshëm për Fushatën e BDI-së, për Plaftormën për Kryeministër Shqiptar dhe listën për deputetë në krye me Izet Mexhitin! Në kuadër të hapjeve të shtabeve, sot u realizua takimi me aktivistët e Shtabit vendor Dyqangjik, me të cilët u bisedua rreth mënyrës së re të veprimit e imponuar nga Pandemia, si dhe rreth platformës për Kryeministrin e Parë Shqiptar dhe përkrahjen për listën e deputetëve të BDI-së.

Marketing

Qytetarët e KV “Luan Haradinaj” mirëpresin Kryeministrin e Parë Shqiptar dhe bartësit e listave të zonave 1 dhe 2 .Edhepse pandemia vazhdon të na detyrojë të jemi të vëmendshëm, duke reapektuar masat dhe rekomandimet, sot në Lagjen Çairi i Vjetër i emëruar si KV”Luan Haradinaj”, u realizua takimi me qytetarët e kësaj lagje dhe Kandidatin për Kryeministër Shqiptar Naser Ziberi, bartësit e listave zgjedhore të zonës 1 dhe 2, Izet Mexhit dhe Arbër Ademi, drejtori Besim Koka dhe kandidatët tjerë për deputetë, ish deputetë si dhe funksionarë të tjerë. Të gjithë folsit ftuan në përkrahje maksimale, sepse Platforma për Kryeministrin Shqiptar është ide mbipartiake, e cila kërkon të jemi të bashkuar dhe të realizojmë këtë ëndërr historike.