Çairi nënshkruan kontratë me Happy Shelter “Zero qen endacak në Çair”

Kryetrai i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me organizatën për mbrojtje dhe trajtimin e kafshëve ‘Happy Shelter’, ku kryetar është Kemal Neziri. Ky memorandum tha Ganiu vjen si zgjidhje e përhershme për kërkesat e shumta të banorëve të Çairit të cilët kanë dorëzuar ankesa në adresë të komunës së Çairit dhe në organet e rendit dhe sigurisë, në lidhje me qentë endacak.Për këtë problem jemi vërë në dijeni edhe nga ekipet tona. Qentë endacak janë prezent, zakonisht, gjatë mëngjesit të hershëm dhe në orët e mbrëmjes. Ato rrezikojnë banorët tanë, të moshuarit, gratë, kryesisht nënat me fëmijë të cilët dalin në shëtitje në hapësirat publike të komunës së Çairit. Ndërsa, nga sot fillon fushata në terren për ZERO QEN ENDACAK NË ÇAIR.Përmes këtij memorandumi bashkëpunimi qytetarëve të Çairit por edhe të Shkupit, do t’u ofrohet siguri e plotë duke evituar sulmet e mundshme nga qentë endacak.Qentë endacak do të tubohen, evidentohen dhe do të vaksinohen nga ekspertët e shoqatës ‘Happy Shelter’.
Çka më tepër, nga përvojat e deri më tanishme, qenët e tubuar kanë kushtet e nevojshme për të qëndruar në këtë qendër dhe me vonë të adoptohen nga persona.Kryetari i organizatës për mbrojtje dhe trajtimin e kafshëve ‘Happy Shelter’, Kemal Neziri pas nënshkrimit të memorandumit, shprehu falënderim për Komunën e Çairit dhe për mua si kryetar i saj për këtë iniciativë që është për të mirën e qytetarëve të Çairit, por që ofron jetë dinjitoze edhe për kafshët nëpër rrugë, ndërsa u apeloi komunave tjera që të ndjekin këtë hap të komunës së Çairit.Unë gjithashtu apelova fuqishëm që qytetarët të lajmërojnë organet e komunës për prezencën e qenve endacak edhe atë në adresën elektronike të komunës ose duke dërguar mesazh direkt në rrjetet sociale. Ne jemi në shërbim të plotë ndaj qytetarëve të Çairit.

Marketing