Çairi shënon Ditën Botërore të paqes

NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup dhe komuna e Çairit së bashku me Qytetin e Shkupit, do të promovojnë parkun e ri në rrugën “Dizhonska”.

Marketing

Praninë e tyre e konfirmuan Kryetari i Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov, Ministri për mjedisin jetësorë dhe për planifikim hapësinorë, z. Sadulla Duraki, Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu, ambasadori i Republikës së Gjermanisë dhe i Republikës së Shqipërisë si dhe përfaqësues të ambasadave tjera në RM-së.

Evenimenti organizohet me rastin e Ditës Botërore të paqes dhe i njëjti realizohet në bashkëpunim me Komunën e Çairit. Qëllimi është promovimi i parkut të ri në rrugën “Dizhonska”, delegacioni shtetërorë dhe diplomatët së bashku me fëmijët nga SHF “Imri Elezi”, do të mbjellin lule mbi simbolin e formuar të NATO-së dhe me këtë në mënyrë simbolike do të përkrahin paqen në botë dhe vlerat evropiane, dhe në të njëjtën kohë synohet ngritja e vetëdijes për ruajtjen dhe kujdesin për mjedisin jetësorë dhe të natyrës.

Në pres konferencën do të marrin fjalën NP “Parqe dhe gjelbërime”, z. Ardijan Muça, më pas Kryetari i Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov dhe Kryetari i Komunës së Çairit, z. Visar Ganiu. Pas përfundimit të pres konferencës, pjesëmarrësit do ti bashkëngjiten fëmijëve dhe secili prej tyre do të lirojë një pëllumb në shenjë respekti për Ditën ndërkombëtare të paqes.