Çair,tre persona kanë tentuar të vjedhin materialin zgjedhor

Sot në stacionin policor në Bit Pazar është raportuar se tre persona kanë tentuar të hapin derën hyrëse dhe portën e objektit të Komunës së Çairit, ku ruhet materiali zgjedhor, por pasi janë vërejtur nga punonjësi i policisë, i cili po ruante materialin zgjedhor, personat janë larguar nga vendi, njofton MPB.

Marketing

Nuk është shkaktuar asnjë dëmtim në portë dhe as në materialin zgjedhor. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, shtoi MPB.