Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, z. Philip Reeker.
Në këtë takim sipas një postimi të bërë nga Cakaj u nënvizua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor.,teksa angazhimi i ShBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimittë këtij objektivi.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjiketë thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, ShBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor.
Po ashtu, Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve dhe aleat aktiv në kuadër të NATO-s me kontribut të spikatur në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. ShBA-të vlerësojnë pozitivisht rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes së Shqipërisë për ta jetësuar planin për realizimin e 2% të buxhetit në shërbim të mbrojtjes deri në 2024.
Shqipëria është e përkushtuar ta thellojë bashkëpunimin e kultivojë partneritetin me ShBA-të në të gjitha fushat përkatëse! Orientimi euroatlantik është themeli vleror i politikës së jashtme të Shqipërisë në përgjithësi! ShBA-të janë referenca e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë”, ka shkruar ai.