Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, përmes një statusi në Facebook, ka komentuar hapat në lidhje me procesin e zgjerimit në BE.
Cakaj shkruan se mirëpritet metodologjia e re e përpiluar nga BE për zgjerimin e unionit në Ballkanin Perëndimor.
Cakaj ka shtuar se Shqipëria është e gatshme që të vazhdojë me reformat për transformimit rrënjësor në mënyrë që të bisedimet për anëtarësim të hapen brenda vitit 2020.
Gent Cakaj: “Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian qartazi kërkon më shumë besueshmëri, parashikueshmëri, mbështetje më të madhe politike e zhvillim më dinamik. Prandaj, ne mirëpresim metodologjinë e re të përpiluar nga Bashkimi Evropian për vazhdimin e procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria është e gatshme të vazhdojë reformat përmbajtësore e transformimin rrënjësor në përputhje me parimet e metodologjisë së re dhe pret çeljen e bisedimeve për anëtarësim brenda 2020. Platforma e re e Komisionit Evropian është po ashtu një investim afatgjatë gjeostrategjik në stabilitetin, zhvillimin e demokratizimin e Ballkanit Perëndimor në tërësi.”