Cakaj: Tuzi na dha mësim që vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka uruar fitoren e shqiptarëve në zgjedhjet lokale të së dielës në Tuz të Malit të Zi.

Marketing

Përmes një postimi në twitter, Cakaj ka thënë se Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve.

“Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik”, ka shkruar Cakaj në Twitter.