Çaktivizohen dy bomba nga koha e Luftës së Dytë Botërore në Dortmund

Dy bomba të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore u çaktivizuan me sukses sot në Dortmund, disa orë pasi mijëra vetë u evakuuan nga zonat përreth, thanë zyrtarët.

Marketing

Bombat britanike dhe amerikane me peshë 250 kg secila u çaktivizuan, dhe zyrtarët shtuan se fillimisht ata menduan se ishin katër bomba, raporton AP.

Dy spitale aty pranë u evakuuan, dhe banorët e rrugëve përreth – 14,000 prej tyre – u vendosën në shkolla dhe u kërkuan të mos i afroheshin zonës ku u zbuluan bombat.

Stacioni i trenit ishte gjithashtu i mbyllur, ndërsa linjat e trenit ishin devijuar.

Para se ekspertët të çaktivizonin bombat, helikopterët mbikëqyrnin zonën.

Bombat e pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore shpesh gjenden në Gjermani, dhe çaktivizimi i tyre shpesh kërkon evakuimin e një numri të madh njerëzish.

Marketing