Caktohen gjyqtarët për finalen e Ligës së Kampionëve

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka deleguar gjyqtarët për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Marketing

UEFA njoftoi sot se në këtë ndeshje drejtësinë do të ndajnë gjyqtarët sllovenë.

Slavko Vincic do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic.

François Letexier nga Franca është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Dyshja sllovene, Nejc Kajtazovic dhe Rade Obrenovic, do të jenë në dhomën e VAR-it. Francezi, Cyril Mugnier, do të jetë rezervistë i AR.

Ndërsa, italiani, Massimiliano Irrati, do të jetë mbështetës i VAR-it.

Kujtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 1 qershor, në stadiumin “Wembley” të Londrës.