Caktohet seanca plenare për Ligjin për amnisti

Shërbimi i Kuvendit ka njoftuar se për më 2 nëntor është caktuar seanca plenare e 129-të me radhë.

Marketing

Mes disa pikave të rendit të ditës, është edhe Ligji për amnisti për të cilin pati shumë kritika në publik.

Ligji është me procedurë të shkurtër, ndërkaq opozita vazhdimisht ka akuzuar pushtetin se me të njëjtin do të kthehet ish kryeministri Nikolla Gruevski në vend, nga Hungaria.