Call Center për informacione mbi masat ekonomike dhe masat e Qeverisë për COVID-19

Qeveria sot hapi qendrën e parë të kontaktit për mbështetjen e biznesit dhe qytetarëve lidhur me çështjet ekonomike në kushte të përballjes me krizën e shkaktuar nga Kovid-19. Kompanitë dhe personat fizik duke u lajmëruar në numrin e telefonit 02/324-8040 do të mund t’i marrin të gjitha informacionet e nevojshme dhe sqarimet lidhur me mënyrën dhe mundësinë e përdorimit të masave ekonomike dhe masave të tjera shtetërore lidhur me përballjen me gjendjen me Kovid-19.

Marketing

– Në LIVE Call Center – linjën e kontaktit, që është donacion i kompanisë Asseko SEE Maqedoni, do të përgjigjet person kompetent në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Koll-qendra do të punojë prej orës 8 deri në orën 17:00 nga e hëna deri të premten, ndërsa të shtunën prej orës 9:00 deri në orën 14:00, informon shërbimi qeveritare për media.

Siç bëhet e ditur në kumtesën, për mënyrën e shfrytëzimit të masave ekonomike dhe masave të tjera për biznesin dhe qytetarët që gjatë periudhës së kaluar e miratoi Qeveria për përballje më të lehtë me krizën e shkaktuar nga korona virusi, të interesuarit do të mund të lajmërohen në koll-qendrën.

Nga Qeveria përkujtojnë se deri tani janë miratuar njëzet masa ekonomike, të cilat, siç shprehen, janë në drejtim të likuiditetit më të madh të biznesit dhe ruajtjes së vendeve të punës.

Për të ruajtur sa më shumë vende të punës, shprehen nga Qeveria, sigurojmë mbështetje financiare për kompanitë dhe ushtruesit e pavarur të veprimtarisë:

– Për pagesën e pagave për muajt prill dhe maj kompanitë do të marrin nga 14.500 denarë për një të punësuar.

– Është mundësuar edhe shfrytëzim i kredive pa interes për kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme.

– Vendosim subvencionim të 50% të kontributeve për pagat e të punësuarve.

– Sigurojmë pagesë të pagës minimale për punëtorët sportiv dhe artistët.

– Siguruam ndihmë financiare për zejtarët dhe ushtruesit e pavarur të veprimtarisë.

Nga Qeveria përkujtojnë se janë lehtësuar obligimet e kompanive dhe qytetarëve për pagesën e borxheve dhe obligimeve ndaj shtetit:

– Është ndërprerë puna e përmbaruesve deri në fund të qershorit.

– Janë krijuar kushte për prolongimin e pagesave të kësteve të kredive për 3 deri 6 muaj për çka pjesa më e madhe e bankave tashmë kanë dalë me ofertat e tyre.

– Lirim nga pagesa të akontacioneve mujore për tatim të fitimit për prill, maj dhe qershor.

– Ulje të interesit ndëshkues për taksa publike.

– Ulje të interesit të vonuar ligjor për persona juridik dhe fizik.

– Është vënë në pushim taksa për SHDAM.

– Ndalen procedurat falimentuese.

Për personat që mbetën pa punë në kushte të KOVID-19, theksojnë nga Qeveria, janë ofruar disa lloje të mbështetjes:

– Në përputhje me ligjin e punësimit dhe sigurimi në rast të papunësisë qytetarët të cilët kanë mbetur pa punë do të realizojnë kompensim përmes APRM-së në përputhje me vitet e stazhit të tyre të punës.

– Jemi duke e përshtatur sistemin e mbrojtjes sociale për hyrje të shpejtë të personave që kanë mbetur pa angazhim pune dhe kanë qenë pjesë e ekonomisë informate në mënyrë që të realizojnë të drejtën e garantuar për ndihmë minimale.

Nga Qeveria theksojnë edhe atë se për personat në rrezik social dhe shfrytëzuesit e të drejtave të tjera sociale janë miratuar një varg masash:

– Sigurojmë pagesë plotësuese të shtesës energjetike për prillin dhe majin në rreth 30.000 shfrytëzues.

– Vazhdon pagesa e shtesës për arsim për periudhën e tretë dhe të katërt matëse për vitin shkollor 2019/2020, pa vërtetim për ndjekje të rregullt të mësimit në shkollë.

– Janë vazhduar edhe afatet për parashtrimin e kërkesave për realizimin e së drejtës së ndihmës së njëhershme në para për foshnjat, dhe për shtesa për fëmijën e tretë dhe të katërt.

– Lirim nga qiraja për banesat sociale.

Në kumtesën bëhet e ditur edhe për masat në pjesën e pushimit të paguar, si mungesë e propozuar e paguar nga puna për shkak të kujdesit dhe përkujdesjes për foshnjë dhe fëmijë të birësuar deri në skadimin e kohëzgjatjes së masave të përkohshme, shfrytëzim të detyrueshëm të pushimit vjetor në sektorin privat, shfrytëzim të detyrueshëm të pushimit vjetor në sektorin publik, si dhe të Fondeve për ndihmë për Kovid-19, me theksin se është formuar Fond për turizëm për mbështetjen e veprimtarive turistike dhe Fond solidar për Kovid-19.

Qeveria, shprehen prej atje, vazhdon të ndjekë gjendjen me KOVID-19 dhe të miratojë masa në përputhje me nevojat reale të kompanive dhe qytetarëve.