Skuadra e Shkëndijës nga Tetova sot u eliminua nga garat e Europa League. Një eliminim i hidhur për tifozët e klubit dhe dashamirët e klubit kuq e zi.
Sipas portalit “Shqipmedia”, përcjellë gazeta Koha, shkruan se ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana jozyrtarisht do të marrë nën administrim KF Shkëndija, respektivisht rolin e kryetarit të klubit dhe drejtorit sportiv të klubit. Derisa lajmi pritet të bëhet zyrtar nga vetë drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vazhdim.
Cekim, Cana gjithmonë përkrah klubet shqiptare kur ato luajnë në arenën ndërkombëtare, ndërsa së fundmi nëpërmjet një statusi të tij në rrjetin social në “Instagram”, e ka bërë pikërisht me skuadrën tetovare, duke postuar një status kuqezinjve dhe tifozëve të saj: Me Ballistët për Shkëndijën”.