Cana, Shaqiri dhe Kastrati bashkohen për qëllime humanitare në ditën më të madhe të Kosovës

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ylli kosovari i Liverpoolit dhe Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe humanitari kosovar, Halil Kastrati, do të jenë pjesë e një ngjarjeje humanitare në ditën më të rëndësishme të Kosovës, 17 shkurt.

Marketing

Cana, Shaqiri dhe Kastrati do të marrin pjesë në një turne humanitar, i cili do të mbahet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në Gjenevë të Zvicrës, raporton Gazeta Express.
Ish-ylli i shumë skuadrave evropiane Cana ka njoftuar për turneun që do të organizohet nga Shoqata Humanitare DPSC, përmes një postimi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje humanitare në qytetin zviceran.

“Më 17 shkurt në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Shoqata DPSC në Gjeneve, organizon turnir humanitar. Ju presim të gjithëve. Unë do të jem prezent dhe do ta ndaj kohë për një atmosfere sportive për qëllime të ndershme, siç janë ndihma humanitare”, ka thënë Cana në një video-mesazh në Facebook.