Cana: Tre pacientë me ethet e Nilit Perëndimor janë ekstubuar, dy mbeten në gjendje kritike

Cana: Tre pacientë me ethet e Nilit Perëndimor janë ekstubuar, dy mbeten në gjendje kritike

Në Klinikën për Sëmundje Infektive aktualisht janë të shtruar 19 pacientë me ethet e Nilit Perëndimor. Dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tre pacientë janë ekstubuar, njoftoi drejtori i Klinikës, Fadil Cana.

Sipas tij, në Repartin e Kujdesit Intensiv po trajtohen pesë pacientë, të cilët kishin pasqyrë të rëndë klinike.

“Tre pacientë janë ekstubuar dhe gjendja e tyre klinike është përmirësuar dukshëm. Megjithatë, bëhet fjalë për një proces dinamik dhe presim që ata të shërohen së shpejti. Dy pacientë vazhdojnë të mbahen në respirator dhe ndodhen në gjendje shumë të rëndë shëndetësore”, deklaroi Cana.

Ai bëri të ditur se pacientët me pasqyrë më të rëndë klinike janë burra të moshës mbi 60 vjeç dhe kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, njoftoi se deri tani janë evidentuar gjithsej 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor. Prej tyre, 53 janë konfirmuar, ndërsa dy raste ende nuk janë konfirmuar.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 52 persona janë trajtuar në spital, ndërsa një person nuk është hospitalizuar. Sipas Klekovskit, shkalla e vdekshmërisë deri tani është 11,5 për qind, ndërsa kohëzgjatja mesatare e trajtimit është 14 ditë. Pacienti që është liruar më shpejt nga spitali ka qëndruar tetë ditë.

Ngarkesa më e madhe në Klinikë është regjistruar më 12 gusht, kur ishin të shtruar 24 pacientë. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF