Pronari i kompleksit “Kosmos”, biznesmeni Fijat Canoski, në seancën e sotme për rastin “TNT” të PSP-së, para gjykatës ka thënë se prishja ishte politike dhe se do të kërkojë dëmshpërblim nga shteti dhe të akuzuarit. Theksoi se dëmi i tyre sipas disa ekspertizave të cilat janë bërë arrin rreth 40 milionë euro.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe seanca e sotme vazhdoi me leximin e dëshmive të dëshmitarëve Meri Stançevska, e cila është e paqasshme për organet e ndjekjes, si dhe nga Trajko Tërpevski i cili ndërroi jetë në korrik të vitit 2018, sot vazhdoi seanca për lëndën e PSP-së.
Deklaratat nga dy dëshmitarët kanë të bëjnë me prishjen e Kosmosit, se ata ishin pronarë dhe të punësuar në një pjesë të ndërmarrjeve të cilat e kanë prishur objektin.
Para fillimit të gjykimit, avokati Boro Taseski kërkoi shtyrje të seancës për shkak të, siç tha, seancës së fundit për një pjesë të dëshmive janë kërkuar persona profesionistë për të marrë pjesë dhe me qëllim që të ruhet orari i gjykimit. Tasevski, tha që mbrojtja ka kërkuar nga gjykata gjegjësisht nga komuna kontroll për mbikëqyrje ekzekutiv inspektues nga qershori i vitit 2018. Gjykatësi Ognen Stavrev, tha se kërkesat janë të pabaza dhe se gjykimi mund të vazhdojë me procedurë dëshmuese pas çka vazhdoi me seancën.
Midis të akuzuarve në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, toni Trajkovski.
Sipas aktakuzës së SPS-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë bërë vepër penale nga urrejtja politikeme prishjen e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit. Biznesmeni Fijat Canoski paralajmëroi se do të kërkojë dëmshpërblim prej 55 milionë eurove, aq sa i vlerëson humbjet e tija nga prishja e kompleksit banesor-afarist.