Cantona tregon se si do të duket renditja përfundimtare në Premierligë

Eric Cantona ka parashikuar se Manchester City do të fitojë titullin e Premierligës këtë sezon.

Marketing

‘Qytetarët’ ndajnë pozitën e parë të Premierligës me Liverpoolin me pikë të barabartë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Cantona, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Manchester United, ka parashikuar se rivalët e Cityt në krye me Pep Guardiolan, do të triumfojnë në Premierligë, duke e lënë pas Liverpoolin.

Vendi i tretë sipas Cantonas do t’i takojë skuadrës së Tottenham, që po luan mirë pavarësisht lëndimit të Harry Kane.

Në vendin e katërt, do të renditet Manchester United, që ka zënë të ringjallet me trajner Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas Cantonas, skuadrat si Arsenal dhe Chelsea, do të mbesin jashtë top katërshes së Premierligës.

Marketing