Capital T i kërkon ndjekësve që të ia mbyllin profilin e Instagramit eurodeputetit francez

Rep-artisti kosovar, Capital T, së fundmi i është drejtuar me një kërkesë ndjekësve të tij në Instagram.

Marketing

Ai ka kërkuar nga ata që ta mbyllin profilin e eurodeputetit francez, Nicolas Bay, pas deklaratave të tij skandaloze, shkruan lajmi.net.

“Duhet me ja banë krejt report, edhe me ja mshel ketë account, ku janë hakerat shqiptarë. E du këtë profil të mbyllur për 24 orë” shkroi ai.

Theksojmë që këtë periudhë eurodeputeti francez bëri disa deklarata skandaloze duke i cilësuar shqiptarët dhe UÇK-në, si organizatë terroriste.