Capital T ka qenë njëri nga të famshmit i cili ka shprehur gatishmëri për t’ju ndihmuar njerëzve në Shqipëri pas tërmetit që la të vdekur 51 persona dhe dhjetëra të lënduar.
Reperi vazhdimisht ka dërguar ndihma bashkë me disa grupe të cilët i janë përgjigjur atij pas thirrjeve publike.
Poashtu, artisti ka hapur dyer të apartamenteve për të strehuar disa familje nga Shqipëria.
Sot, Capo hyri në Instagram për të falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan në këto ditë të vështira për popullin shqiptar duke shkruar: “Jom super krenar me qka kem arrite per kto dite pune, KOSOVE te duaaa per krejt çka ke ba per nanen SHQIPNI 🇽🇰🇦🇱. Mendoj qe euforia, paniku edhe emergjenca ka kalu ato zona qe une i kom vizitu edhe pa termet pak a shume kan pase nevoja te njejta, depot jane full n’Shqipni tash procesi do te jete i gjate me vjet per me u kthy ne normalitet e na duhet me u fokusu ma shume te ata te cilet strehohen ne Kosove momentalisht me ju siguru krejt qka ju duhet per ni periudhe ma te gjate sa kan me nejt e qe ska me qene 3-4 dite, shfrytzoj rastin mi falenderu ata qe kan bashkpunu me mu krejt kete kohe e i jane pergjigj thirrjes tem si grupi i ngushte ne Kosove po edhe 2-3 grupe me studente ne Shqiperi qe ishin dite e nate ne dispozicion me kontribu kudo qe kishte nevoje”.
Postimi mori mijëra pëlqime dhe shumë komente që e përgëzuan atë.
https://www.instagram.com/p/B5fgR04hV0L/?utm_source=ig_embed