Capital T ka kohë që po punon në një album të ri, i katërti me radhë në gjithë karrierën e tij muzikore.
I ftuar në një instervistë ekskluzive në NIN me Alaudin Hamitin ai zbuloi edhe titullin e albumit të ri, që pritet të publikohet në muajt e parë të vitit 2020.
Albumi quhet “Skultpure”, emër ky që ka shumë kuptim për artistin.
“Albumit kam vendosur ti lë emrin “Skulpturë”. Skulptura është vepër e artit, është diçka që krijohet me mund, krijohet me forcë, krijohet me pasion e dashuri dhe unë konsideroj që këtë album e kam gdhendur ngadalë në detaje për të sjellë më të mirën për njerëzit që e duan muzikën time.” – thotë reperi.
E tani artisti publikoi edhe këngën e parë që është pjesë e këtij albumi dhe titullohet “600 PS”.
Projekti i realizua edhe vizualisht dhe ju mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme.