Capital T publikon këngën e re “Propaganda”

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor. “Propaganda” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Siç edhe tashmë njihet, ai edhe në këtë projekt ka trajtuar një tematikë, me një interpretim në mënyrë të veçantë. closevolume_off Teksti dhe melodia është realizuar nga vetë Trim Ademi me producim nga Drayson Gashi. Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga Avaxus. Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Capital T. Capital T prej kohësh ka nisur përgatitjet për albumin e tij të radhës.

Marketing