Capital T sjell lajmin fantastik për të gjithë fansat e tij

Capital T është njëri nga këngëtarët më të pëlqyer nga publiku shqiptar.
Ka pak kohë prej kur ai ka publikuar albumin e pestë “Heart Broken Kids”.

Marketing

Ky album u publikua në dhjetor të vitit të kaluar, e që u pëlqye jashtëzakonisht nga ndjekësit e tij.

Por, si duket këngëtari po punon për albumin e radhës.

Ai është duke punuar rreth publikimit të albumit të gjashtë në karrierë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në ‘Instagram’.

“Albumi numër gjashtë rrugës.”, ka shkruar Capital T.

Detaje tjera nuk ka dhënë, e neve na mbetet vetëm të presim.