Carovska: Bursa për 287 fëmijë me pengesa, inkurajojmë përfshirjen e të gjithë fëmijëve në arsimin e rregullt

Me sigurimin e bursave për 287 fëmijë me pengesa të cilët janë regjistruar këtë vit
shkollor në klasën e parë dhe të dytë, inkurajohet regjistrimi i nxënësve me pengesa në
arsimin e rregullt dhe mbështetet arsimi gjithëpërfshirës për çdo fëmijë, tha ministrja e
arsimit dhe shkencës Milla Carovska në shënimin e sotëm të fillimit të projektit "Bëhu IN,
bëhu INkluziv, bëhu i INkluduar" që e realizon Fondacioni për arsimin dhe iniciativën
kulturore "Hap pas Hapi" në bashkëpunim me Shoqatën për Promovimin dhe Zhvillimin e
Shoqërisë Inkluzive "Inkluziva" dhe Shoqata për Dhënien e Shërbimeve Personave me
pengesa "Handimak".
Projekti mundëson edhe mbështetjen e tutorit për këta fëmijë, me çka 30 tutorë që
kaluan përmes procesit të trajnimit do tu japin mbështetje shtesë për fëmijët në zotërimin e
përmbajtjes mësimore.
"Arsimi Inkluziv është proces me të cilin duhet të dalim në takim dhe të përgjigjemi në
nevojat e ndryshme të nxënësve, duke siguruar qasje, mbështetje përkatëse, duke rritur
pjesëmarrjen e tyre në të mësuarit, në shkollë dhe në bashkësinë. E gjithë kjo përfshin
përshtatjen e arsyeshme të përmbajtjeve arsimore, qasje përkatëse mësimore organizim të
procesit edukativo-arsimor, që të mundësohet arsim cilësor për çdo fëmijë. Ajo paralelisht
do të thotë edhe ndryshim të qëndrimeve tona, ndryshim të qëndrimeve në bashkësinë, por
edhe të shoqërisë në tërësi, se të gjithë jemi të barabartë, por që kemi nevoja të ndryshme.
Si Ministri, kemi vizion të qartë për sigurimin e arsimit inkluziv për të gjithë nxënësit, punojmë
të gjithë së bashku për të marrë vendimet e duhura dhe asnjë fëmijë nuk duhet të lihet
anash," tregoi Carovska.
MASH-i solli Udhëzim për mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet shkollave fillore me
qendër burimesh, qendra për mbështetjen e të mësuarit dhe shkollat tjera fillore, me të cilën
rregullohet mënyra e mbështetjes, afatet dhe mënyra e financimit të mbështetjes. Ministrja

Marketing

Carovska tha se është zbatuar anketë me të gjitha shkollat e veçanta dhe shkollat që kanë
paralele të veçanta, ndërsa të cilat duhet të vazhdojnë të funksionojnë si qendra burimore
dhe qendra për mbështetje, me qëllim që t'i shohin kapacitetin e tyre aktuale dhe të
përgatitet plani i reonizimit, respektivisht ta përcaktojë territorin për sigurimin e mbështetjes.
Në fazën përfundimtare janë përgatitjet për shërbimin e asistencës arsimore, çka do
të dorëzohet në pajtim me Ligjin për Arsimin Fillor dhe do të financohet nga Buxheti i MASH-
it për vitin 2021. Gjithashtu, në rrjedhë është realizimi i Projektit për qasje të pandërprerë në
12 institucione arsimore në vendin – 4 shkolla fillore, 4 shkolla të mesme dhe 4 fakultete
përmes Programit aksional të 2019-IPA 2 – EU for inclusion, ndërsa aktivitetet e ndërtimit
duhet të fillojnë në gjysmën e parë të vitit 2021.
Euro ambasadori Dejvid Gir tha se nëpërmjet këtyre bursave e inkurajojmë
inkluzivitetitn e personave me pengesa.
"Në këtë mënyrë luftojmë kundër diskriminimit, e promovojmë barazinë dhe e
përmirësojmë qasjen në arsim," theksoi Gir.
Elena Mishiq nga Fondacioni Hap pas Hapi theksoi se bursat dedikohen për
nxënësit me pengesa të cilët janë të përfshirë në procesin e rregullt të arsimit.
Mirjana Atanasova Barzanova, nënë e fëmijës bursist, duke falënderuar gjithçka për
bursën, tha se mjetet mirë do t’u gjenden në këto kushte të pandemisë, për atë çka u është
e nevojshme.