Çdo libër me përmbajtje fyese apo diskriminuese do të hiqet nga korikula e arsimit fillor dhe të mesëm. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, e cila theksoi se libri i Gjeografisë që shkaktoi reagime të ashpra në opinion për përmbajtje fyese tashmë është larguar nga përdorimi. U shpreh se largimi i këtyre përmbajtjeve është çështje prioritare dhe po punohet në zgjidhje sistematike që në të ardhmen të mos lejohet futja e librave të ngjashëm.
“Në kontinuitet tërhiqen libra që gjatë viteve të kaluara kanë pasur përmbajtje diskriminuese dhe fyese për grupe të ndryshme të qytetarëve në shtetin tonë. Dhe si Qeveri në programin tonë kemi vendosur këtë si çështje prioritare, por për momentin punohet në zgjidhje sistematike dhe vendosje të filtrave që në të ardhmen të mos mundësohet hyrje e këtyre përmbajtjeve të sistemin arsimor. Ne jemi shtet qytetar i cili beson në vlera qytetare dhe evropiane dhe mu për këtë ne jemi.”,- u shpreh ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
Procesi mësimor do të vazhdojë me modelin e njëjtë hibrid, tha Carovska. Nëse ka ndryshime të situatës atëherë do të merret leje nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
“Modeli ynë është hibrid që nga fillimi i vitit shkollor, është i qëndrueshëm dhe deri më sot nuk ka asnjë ndryshim në vazhdimësinë e ruajtjes së procesit arsimor, por edhe në mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve, dhe në ruajtjen e shëndetin publik. Zgjedhja që vendi ynë ka bërë për këtë model hibrid të mësimdhënies ka treguar sukses, si për rajonin, ashtu mund të them edhe në botë. Mbesim me të njëjtin model, ndërsa nëse ka ndryshim të situatës dhe leje nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, atëherë mund të diskutojmë këtë çështje.”,- theksoi ministrja e arsimit, Milla Carovska.
Sa u përket reformave në arsim, Carovska tha se së shpejti do të shpallen edhe thirrjet për përgatitjen e programeve mësimore për klasën e parë dhe të katërt në përputhje me Konceptin për Arsim Fillor.