Carovska: E përmirësojmë qasjen në shërbimet ligjore për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Maqedonia Veriore është e përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e Partneritetit të hapur qeveritar nga viti 2018- 2020 në fushat e qasjes në drejtësi. Me miratimin e Ligjit për ndihmë juridike falas nga ana e Qeverisë, si dhe zhvillimin e shërbimeve ligjore në nivel lokal është përmirësuar dukshëm aksesi në drejtësi për qytetarët më të rrezikuar. Këtë e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska e cila me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës DaMEDIALn Mançevski marrin pjesë në Samitin e gjashtë global për partneritet për hapur qeveritar në Otavë, Kanada.

Marketing

“Si Qeveri që kujdeset për të gjithë qytetarët vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të rritur qasjen në shërbime cilësore ligjore për të varfrit. Ne tashmë kemi hapur qendër shërbimesh ligjore në Shuto Orizar, ndërsa në vijim është hapja e qendrave të tilla në Tetovë, Dellçevë dhe Prilep. Qendrat e informacionit rome tashmë funksionojnë në 14 komuna, ndërsa punonjësit do të trajnohen për përforcimin e ligjit. E gjithë kjo bëhet me mbështetjen e fondacionit Shoqëri e Hapur dhe në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile dhe komunat. Me zgjidhjen e re ligjore që është tashmë në fuqi, këta njerëz marrin ndihmë juridike, ndërsa shpenzimet për taksa gjyqësore dhe administrative, shpërblim profesional, nuk do të jenë në ngarkesë të qytetarëve, por do të paguhen nga buxheti i shtetit”, tha ministrja Carovask.

Kontribut të madh në zbatimin e Partneritetit të hapur qeveritar, siç theksoi ajo do të kenë edhe ligjet tashmë të miratuara për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe reformat sociale.

Konfirmim për progresin në qasjen në drejtësi në Samit arriti edhe nga Zyra për partneritet të hapur qeveritar. Në samitin global gjatë dy ditëve të ardhshme pritet prezencë edhe e përfaqësuesve të lartë qeveritar dhe organizatave civile nga mbarë bota, ndërsa ministrat Carovska dhe Mançevski do të marrin pjesë në panel diskutime të ndryshime, kumtoi MPPS.

Marketing