Carovska e vendosur për digjitalizimin e librave

Propozim-ligji për librat është tërhequr për t’i dhënë përsëri dritë jeshile nga Qeveria, por këtë herë me yll të Bashkimit Evropian. Tërheqja e ligjit i cili një herë ishte miratuar nga ekzekutivi nuk do të sjellë ndryshime të tjera në përmbajtjen e tij, përveç yllit të BE-së, edhe pse në opinion vlojnë reagimet që kundërshtojnë digjitalizimin e librave.

Marketing

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk heq dorë nga miratimi i një ligji krejtësisht të ri për tekstet shkollore, i cili prezanton materiale mësimore dhe ofron mundësinë për digjitalizim”, shkroi ministrja Milla Carovska. Pas miratimit në Qeveri, propozimi shkon në Kuvend.

Kryeministri Zoran Zaev tha se digjitalizimi është përshtatje me zhvillimin e arsimit në vendet bashkëkohore.

“Përskaj librave të shtypur që do të kenë nxënësit e klasave të katërta, do të hapim mundësinë të kenë edhe libra dixhitalë. Vitin e ardhshëm do të jenë klasa e katërt dhe klasa e pestë, një vit pas saj do të jenë klasa e katërt, e pestë, e gjashtë. Secilën herë do t’i kenë librat në formë të shtypur. Bota ecën përpara dhe dixhitalizim bëhet gjithkund. Apeloj t’i japim mundësi që të jemi krah për krah me botën bashkëkohore-tha Zoran Zaev.

VMRO-DPMNE-ja thotë fëmijët nuk janë për të eksperimentuar ministrat e Arsimit me frustrimet e tyre. Kreu i partisë Hristijan Mickoski ftoi pushtetin të mos luajë me zjarr dhe paralajmëroi që seriozisht do ta kundërshtojë ligjin.

“Kjo është çmenduri mbi të gjitha çmenduritë. Nuk ekziston shtet ku fëmijët nuk kanë mundësi ta kenë në dorë formën e printuar të librit. Duke marrë parasysh se ne kemi diku 250 mijë nxënës dhe që vetë qeveria pranon se rreth 10% e tyre nuk kanë në shtëpi kompjuterë që të ndjekin mësimin, kjo do të thotë se 25 mijë nxënës nuk do të kenë mundësi të marrin arsimimin e përshtatshëm. Këtë le ta mbajnë në shpirt Zoran Zaev dhe Milla Carovska. Këto fëmijë nuk duhet të jenë viktima të çmendurisë dhe frustrimeve të këtyre politikanëve.”- pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE-ja thotë se do të gjejë mënyra për ta bllokuar ligjin, edhe pse ai do të hyjë në procedurë parlamentare me yll të BE-së. Në Kuvend, procedura për ligjet me yll të BE-së është e rregulluar që debati të mos zgjasë më shumë se tre ditë në komisionin për çështje evropiane dhe komisionin juridik-ligjvënës. Në këtë mënyrë, bllokimi eventual me amendamente nga ana e opozitës do të ishte i pamundur.

https://alsat.mk/carovska-e-vendosur-per-digjitalizimin-e-librave/

Marketing