Rezultati i zgjedhjeve/ Demalia: Ja kush është përgjegjës për humbjen e opozitës

Analisti Ilir Demalia, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në vendin tonë, ku PS deri më tani ka marrë shumicën e votave, ndjekur nga Partia Demokratike.

Në një intervistë për Demalia është shprehur se qytetarët shqiptarë nuk mendojnë të ardhmen dhe sipas tij kanë mbetur me mentalitetin e së shkuarës. Ndër të tjera ai thotë se për fitoren e Ramës është përgjegjes Kryedemokrati Lulzim Basha, duke shtuar se ky i fundit duhet të largohet urgjentisht.

“Një situatë tepër e acaruar, por rezultati tashmë është i dukshëm i fitores së tretë të Edi Ramës. Problemi është se a kemi zgjedhje demokratike në Shqipëri.

Marketing

Komunizmi nuk u përmbys si sistem politik dhe si sistem  ideologjik dhe si sistem klanor në ’90. Problemi është te ne, bota e ka ndëshkuar krimin . Ne zvarritemi dhe varrosim e ç’varrosim me nderime kriminelë të regjimit komunist që kanë bërë krime të llahtarshme. Ne nuk mbajmë një qëndrim. Ne nuk mendojmë për të ardhmen por kemi ngelur në të shkuarën nga mos ndryshimi i mentalitetit dhe asaj që na ka mbajt peng sepse nuk kemi bërë ndryshimin. Nuk ke një forcë që krijon frymë. Ne nuk bëjmë një ndëshkim shembull. Të gjithë sistemin mësimor e ke me njerëzit e regjimit të sistemit komunist. Në shtetin tonë kryetari i partisë do të krijojë elita, po si mund t’i krijojë elitat Kryetari i Partisë. Basha është përgjegjës për këtë humbje duhet të largohet urgjentisht.”

Marketing