Carovska: Edukimi seksual së pari në Shkup dhe Tetovë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska tha se do të zbatohet pilot-programi për edukim seksual në tre shkolla në Shkup dhe një në Tetovë. “Bëhet fjalë për katër shkolla prej të cilave tre janë nga Shkupi dhe një nga Tetova. Trajnimi i profesorëve filloi dje nga Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe po zhvillohet me ndihmën e akademisë dhe organizatave qytetare”, tha Carovska.

Marketing

Me trajnimin e mësimdhënësve dje filloi pilot-programi i edukimit seksual në Maqedoninë e Veriut e që e paralajmëroi edhe Ministria e Shkencës dhe Arsimit. Sipas MSHIA-s. vendosja e edukimit seksual do të thotë avancim të barazisë gjinore por edhe parandalim nga shqetësimet seksuale dhe dhunës. Me këtë edukim do të mësohen mënyrat për mbrojtje dhe sfidat që i sjell puberteti.

Marketing