Vetëm përmes përforcimit juridik të qytetarëve mund të krijojmë sistem përgjegjës, të drejtë dhe funksional. Pikërisht për këtë vendosëm që organizata civile të jenë partneri tanë në përforcimin e grupeve të ndjeshme në nivel lokal, të cilët shpesh nuk kanë qasje në drejtësi, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në fjalimin e Samitit për partneritet të hapur qeveritar në Tbilisi, Gjeorgji.
Samiti u organizua nga Ministria gjeorgjiane e Drejtësisë dhe Nisma për drejtësi e Institutit shoqëri e hapur.
“Grupet e ndjeshme shpesh nuk kanë qasje në drejtësi, sepse kjo është çështje multisektoriale. Vetëm përmes përforcimit juridik të qytetarëve mund të krijojmë sistem përgjegjës, të drejtë dhe funksional. Qytetarët nuk guxojmë t’i shikojmë si shfrytëzues të shërbimeve të sistemit. Ato duhet të jenë subjekt aktiv në krijimin e ligjeve dhe shërbimeve”, theksoi ministrja Carovska.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thotë se punon në ndryshime sistematike, me qëllim që të sigurojë mekanizma, të cilat do të mundësojnë mbështetje dhe ndihmë për çdo individ.
Paralelisht, potencoi ministrja Caropvska, ato shërbime që nuk mund t’i sigurojmë duhet t’i blejmë nga sektori qeveritar, pikërisht në interes të qytetarëve. Sipas saj, kjo nuk mund të jetë zëvendësim për institucionet, por vazhdim i punës, e cila në procedurën dhe formën e rregullt nuk përfundohet, zakonisht për shkak të mungesës së kapaciteteve, resurseve dhe mobilitetit.