Carovska: Nëse Covid 19 përhapet, gati dy skenarë për mësim

Qeveria miratoi planin dhe protokollet për mësimin me prani fizike të nxënësve nga 1 shtatori. Dita e parë e mësimit do të nisë me udhëzime për nxënësit se si të ruajnë distancën fizike, të mbajnë higjienën dhe si të kujdesen për shëndetin e tyre, të nxënësve të tjerë dhe stafit të shkollës. Ministrja Carovska, ripërsërsërit se MASH ka gati ka dy skenarë për mësim nëse vazhdon rritja e infeksioneve nga Covid-19.

Marketing

“Vitin e kaluar, 40 përqind e nxënësve ishin në klasë me prani fizike dhe nuk kishte asnjë rast të vetëm të transmetimit të brendshëm. Kjo tregon se duke ndjekur protokollet, transmetimi mund të parandalohet. Kishte një proces arsimor të sigurt dhe nuk kishim mbylljen e shkollave të tëra, ndryshe nga vendet e rajonit ku pati ndryshime të vazhdueshme të modeleve dhe mbyllje të vazhdueshme të shkollave.Vitin e kaluar, MASH mblodhi të dhëna në baza ditore nga të gjitha shkollat, sa mësues dhe nxënës janë pozitivë nga ata që mësojnë me prani fizike dhe sa ka mësues dhe nxënës pozitivë që mësojnë online. Ky informacion arrin direkt në Komisionin e Sëmundjeve Infektive dhe ai jep udhëzime.”, tha Milla Carovska, ministre e Arsimit.