Carovska: Pagat e punonjësve socialë janë rritur për 22 për qind

Për 22 për qind paga më të larta kanë marrë të punësuarit punonjës dhe bashkëpunëtorë profesionalë në qendrat për punë sociale, ndërsa në shtator do të marrin paga më të larta edhe për pesë për qind. Në këtë mënyrë, siç deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, kthehet dinjiteti i punonjësve socialë, mundësohet motivimi i tyre më i madh në punën për raste sociale që t’i tejkalojnë problemet me të cilat po përballen.

Marketing

“Sot kam takim me të punësuarit në qendrat për punë sociale me të cilët bisedojmë për zhvillimin e tyre të karrierës, por, gjithashtu, edhe për rritjen prej 22 për qind të cilën e kanë marrë me pagesën e pagës së qershorit në korrik. Mesatarisht punonjësi profesional do të marrë më shumë se 4.300 denarë rritje. Kjo do të thotë se nëse një person i cili ka qenë punonjës profesional në qendra deri më tani ka marrë pagë prej 23.190 denarë tani do të marrë pagë prej 27.512 denarë. Nëse personi është me 15 vjet stazh, ndërsa mesatarisht një pjesë e madhe e të punësuarve janë me më shumë vite stazh, ata do të marrin 29.505 denarë” tha Carovska.

Në këtë rritje, paralajmëroi Carovska, në shtator do të marrin edhe pesë për qind shtesë rritje, q[, siç tha, tregon se kthehet dinjiteti i punonjësit social i cili punon intensivisht punë të rëndë dhe në marrëdhënie reciproke të cilat janë të vështirë për t’u zgjidhur në shoqëri.
“Që të mundemi të kemi sistem social cilësor, të themi se zhvillojmë shërbime dhe se rastet sociale përmes shërbimit social në të vërtetë do t’i tejkalojnë problemet me të cilat po përballen, duhet të kemi punonjës të motivuar dhe cilësor, që do të arrihet me paga më të larta dhe përmes sistemit për zhvillim karriere”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.

Në këtë mënyrë, konsideron Carovska, këto vende pune do të jenë atraktive për punëtorë apo persona profesional të cilët do të duan të japin maksimumin në shoqëri dhe në zgjidhjen e problemeve sociale në shtet.

Drejtori i Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale të Strumicës Zoran Manev pajtohet se qëndrimi se paga më të larta, por edhe mundësi për zhvillim të karrierës do të kontribuojnë sistem më të mirë të vendosur të mbrojtjes sociale.

Me zgjidhjen e re ligjore, tha ai, krijohet mundësi që pagat të planifikohen mbi bazë të mundësive të Qendrave dhe numrit të shfrytëzuesve.

Sipas tij, ka katër kategori në të cilat të punësuarit në qendra mund të avancohen edhe në bazë të atij parimi të japin kontribut për zgjidhje më të mirë më cilësore të detyrave të punës.

Marketing