Carovska: Puna për festa shtetërore duhet të paraqitet dhe të paguhet

Secila kompani ka të drejtë të punojë për festat shtetërore, por fillimisht duhet të paraqiten në Inspektoratin shtetëror të punës dhe rroga e punëtorëve duhet të rritet për atë përqindje për punë në festë.Kështu deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska pas seancës së rregullt të Këshillit ekonomik-social në të cilin pjesmarrës ishte dhe kryeministri Zoran Zaev si dhe përfaqësues të sindikatave dhe punëdhënës.

Marketing

“Secila firmë mund të paraqet se do të punojë për një festë të caktuar. Nëse kjo është paraqitur në mënyrë të rregullt në Inspektoratin shtetëror të punë, pas kësaj do të përcillet nëse do të paguhet festa që është caktuar si e tillë, ndërsa shtohet edhe shtesa për punë në festë. Nëse paguhet kjo shtesë për punë në festë, ligji është tërësisht i respektuar”, pohoi Carovska.

Lidhur me atë se ku munden qytetarët të paraqesin ndonjë parregullsi rreth punës, Carovska tha se ka numër telefoni të publikuar në ueb faqen e Ministres së Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa munden edhe përmes meil-it të informojnë.

Kryeministri Zaev në pyetjen e gazetarëve për kërkesën e PLD-së që të dielat dhe festat të jenë me ligj ditë jopune për sektorin tregtar, tha se duhet çdo kërkesë të shqyrtohet me vëmendje, por duhet të merren parasysh edhe argumentet e palëve të tjera.

Marketing