Carovska: Shtesa për fëmijën e tretë nuk shfuqizohet, vetëm transformohet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska mohon shfuqizimin e shtesës për fëmijën e tretë, por thotë se e njëjta do të transformohet në një paketë sociale e cila do të ketë vlerën më të lartë se shuma e deritanishme.

Marketing

Në emisionin “Rruga drejt” që do të transmetohet sonte në orën 20:40 në Alsat, Carovska ka theksuar se të drejtën për shtesën momentale për fëmijën e tretë do të mund ta shfrytëzojnë të gjitha gratë të cilat fëmijën e tretë të tyre do ta lindin deri në muajin tetor të vitit 2019.

Është shumë me rëndësi që gjithë reformën sociale ta shohim si paket dhe jo vetëm si fëmija I tretë prandaj edhe habitem për diskutimet që po bëhen vetëm për këtë masë për shkak se ajo nuk shfuqizohet, ajo do të vazhdojë dhe kjo duhet të bëhet e qartë edhe pse po e përsëris disa herë, e njëjta vetëm transformohet.

Keni të ardhura të garantuara që kanë të bëjnë me koeficientin 1, respektivisht kryefamiljari merr shumë të caktuara, për çdo anëtarë tjetër dhe ajo rritet për 0.5, fëmijët marrin 0.1 dhe i marrin shtesat për fëmijë si e drejtë që e ka çdo fëmijë i gjallë i lindur dhe do ta marr deri në moshën e tij 18 vjeçare. Deri më sot nuk e kishim, për herë të parë do të miratohet, gjithashtu kanë të drejtë për shtesë për arsim secila prej këtyre familjeve që ka të bëjë edhe me arsimin fillor edhe atë të mesëm”- u shpreh Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.