Carovska: Situata në shkolla stabile, jo masa të reja

Edhe pse ka edhe mësimdhënës edhe nxënës të infektuar me COVID 19, Ministria e Arsimit nuk planifikon marrjen e  masave të reja anticovid për shkollat. Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, thotë se megjithë  rritjen e infektimeve të reja, situata në shkolla është stabile.
“Situata nëpër shkollat është stabile. Sipas raportit të fundit, 35 nxënës dhe rreth 60 mësimdhënës janë të infektuar, më pak se në fundin e gjysmëvjetorit të parë. Protokollet zbatohen, nuk kemi përhapje interne të sëmundjes dhe nuk mendojmë për masa tjera nëpër shkolla.”, tha Mila Carovska, ministre e arsimit,
Shkollat dhe çerdhet u mbyllën një vit më parë për shkak të rrezikut nga pandemia. Prindërit e fëmijëve në cerdhe e kopshte, u liruan nga puna për tu përkujdesur për fëmijët, teksa nxënësit vazhduan me mësimin online. Viti shkollor 2020-2021 filloi më 1 Tetor, me shumicën e nxënësve në mësim online dhe me prani fizike të nxënësve nga klasa e parë deri në të tretën dhe në ato shkolla ku ka kushte konform protokolleve për mbrojtje, ndërkohë që edhe cerdhet punojnë me respektim të rreptë të protokolleve anti covid.