Proceset reformuesenëarsimivazhdojmë me mbështetjen e fortëtëagjencivetë KB.Ministrja e ArsimitdheShkencësMillaCarovskanëtakimin e sotëmonline meRosanaDuxhak, kordinatoren epërhershmetë KB nëRepublikën e MaqedonisësëVeriutdhepërfaqësuesit e disaagjencivetësistemittë KBnjoftoipërrealizimin e modelittëriarsimoricilikapërqëllimqëçdofëmijëtëarrijëpotencilain e tijtëplotë.
Nga shtatori, prezantohet koncepti i ri i të mësuarit në klasën e parë dhe të katërt, ndërsa për këtë qëllim tani më janë publikuar shpalljet për përgatitjen e materialeve mësimore dhe për ilustrimin e përmbajtjeve. Ligji i ri për tekstet shkollore si dhe ndryshimet në Ligjin për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional,janë në procedurë parlamentare, të cilët janë pjesë të paketës së reformës.
Ministrja Carovska diskutoi edhe për avancimin e arsimit të mesëm profesional. Përmes procesit „Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm” punojmë në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e këtij lloji të arsimit.
Me konkursin e ri për regjistrim në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2021/2022 janë hapur 97 paralele duale me vëllim të shtuar të trajnimit praktik profesional për 2.001 nxënës. Politika e bursave është përmirësuar, është siguruar një fond për 2,200 bursa për nxënësit e vitit të parë, në vlerë të përgjithshme prej rreth 60 milion denarë, që është një buxhet i 10-fishuar në krahasim me vitin e kaluar shkollor.
Ministrja theksoi se për herë të parë nga viti i ardhshëm shkollor,futet shërbimi ndihmës arsimor i cili është parakusht për sigurimin e arsimit inkluziv dhe do të financohet me Buxhetine MASH-it.
Për këtë shërbim janë përgatitur normativë dhe standarde dhe janë përshkruar kompetencat dhe deytrat e punës, ndërsa në periudhën e ardhëshme do të organizohen trajnime për trajner, të cilët do të ofrojnë trajnime për asistentët e ardhëshëm arsimor.
Përfaqësuesit e agjencive të KB theksuan angazhimin e plotë për bashkëpunim në mënyrë që të mbështesin dhe koordinojnë proceset zhvillimore dhe reformuese të cilat po realizohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.