Protestuesit e krahut ekstrem të djathtë kanë protestuar në forma të dhunshme në Beograd të Serbisë, pas votimit të kësaj të fundit pro votimit për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Sipas mediave serbe, udhëheqësi i protestës iu drejtua protestuesve në prani të presidencës, duke thënë se është Rusia që garanton se, sipas tyre, Kosova do të jetë pjesë e Serbisë.
“Është në interesin e Serbisë që rusët ta fitojnë këtë luftë sepse vetëm Rusia na garanton se Kosova do të mbetet në Serbi”, citohet të ketë thënë ai nga mediat serbe.
Të tubuarit, sipas mediave atje, kanë brohoritur “Rusët dhe serbët do të mbesin vllezër përgjithmonë” me flamujt e Serbisë dhe Rusisë në dorë, si dhe një pankartë me hartën e Kosovës ku shkruhej “Nuk ka dorëzim”.
Anëtarët e kësaj lëvizjeje të djathtë u ndalën me pishtarë të ndezur para ndërtesës së Presidencës së Serbisë dhe hodhën gazlotsjellës.
https://gorilla.cdnja.co/v/r1/R1M4Q.mp4?token=Lis9wROrXxxxBSBHWrYT7Q&expires=1650054113