Çartet Kadri Veseli:Të lirohet menjëherë Tomor Morina

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate publike, ka thënë se duhet t’u jepet fund një herë e përgjithmonë praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit.

Marketing

Ai, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Tomor Morinës.

Ndryshe, Tomor Morina, është ish-pjesëtari i UÇK-së, i arrestuar së fundmi nga autoritetet maqedonase.

Postimi plotë i Veselit:

Gjatë këtyre ditëve kam ndjekur me shqetësim e vëmendje çështjen e bashkëluftëtarit tim Tomor Morina. Kam biseduar në telefon me ambasadorin e Kosovës në Shkup, si dhe me avokatin e tij, Naser Raufi, për të mësuar më shumë për zhvillimet e fundit. Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij. Shteti ynë do jetë përherë mirënjohës ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm.