Shefi i diplomacisë së Republikës së Turqisë, Mevlud Çaushoglu, pas ftesës nga ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitov, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vende tradicionalisht miqësore dhe mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët, janë temat për të cilat do të bisedojnë në takimin e sotëm ministrat Dimitov dhe Çaushoglu, paralajmërojnë nga MPJ-ja.
Gjatë vizitës, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitrov dhe Çaushoglu zyrtarisht do ta inaugurojnë pajisjen për digjitalizim të arkivit diplomatik të Ministrisë, Projekti është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa financohet nga agjencia turke për bashkëpunim dhe zhvillim – TIKA.
Parashikohet që ministri Çaushoglu të takohet edhe me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe me zëvendëskryeministrin e obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani. .