
Destinacioni i radhës për Edinson Cavanin mund të jetë Premierliga.
Sulmuesi uruguaian ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Paris Saint Germain, dhe nuk ka sinjale për vazhdimin e saj.
32 vjeçari pritet të largohet me të përfunduar ky sezon, me Atletico Madrid që prej kohësh po interesohet për shërbimet e tij.
Por, sipas El Chiringuito, nuk është vetëm Atletico që po kërkon Cavanin. Thuhet se arsenal ka paraqitur një ofertë në tavolinë për ish yllin e Napolit.
Arteta po kërkon në skuadër një sulmues të dëshmuar, dhe Cavani mund të jetë një opsion i mirë, kur dihet se do të transferohej falas.