Çavi: Man. Siti është skuadra më e mira në botë

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez ka zgjedhur skuadrën më të mirë në botë sipas tij. Man. Siti është një skuadër fenomenale këtë sezon. Ata janë tashmë lider të Premier Ligës, në finale të FA Cup dhe janë favorit absolut për të triumfuar në Ligën e Kampionëve. Se është ekipi më i mirë në botë aktualisht mendon edhe Çavi. Sipas tij do të ishte e drejtë që ata të ngrënin në ‘qiell’ të tre trofetë.

Marketing

“Man. Siti është skuadra më e mirë në botë për mua. Futbolli i tyre është një pasqyrë për ne. Ata kanë trajnerin më të mirë në botë. Do të ishte e drejtë nëse do të fitonin tripletën”, është shprehur Çavi.

Man. Siti është në luftë me Arsenalin për trofeun e Premier Ligë. Ata gjithashtu vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Ligën e Kampionëve, ku do të përballen me Real Madridin në gjysmëfinalet e këtij kompeticoni.

Ndërsa, Siti është edhe në finalen e FA Cup, ku si kundërshtarë do të kenë ekipin tjetër të Mançesterit, atë të Junajtedit.