Çavkov: Dënimi është drakonik

Pas aktgjykimit në rastin për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, ku ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, e ka fituar dënimin më të madh nga të gjithë të akuzuarit me 18 vjet burg, ai ka shprehur revoltën në një reagim në rrjetin social Facebook.

Marketing

Ai vlerëson se aktgjykimi është i pabazë, ndërsa dënimi është drakonik, duke bërë thirrje në simpatizantët e VMRO-DPMNE-së dhe qytetarët e tjerë që të bashkohen rreth kauzës për të rrëzuar siç e ka quajtur ai “organizatën famëkeqe e cila i ka okupuar institucionet”.

Çavkov ka paralajmëruar edhe padi për “shënimin që nuk ekziston” i cili shënim e ktheu në burg, ndërsa në ndërkohë ai ka drejtuar sfidën deri te gazetarët, i cili me ironi i ka quajtur “hulumtuesit”- do ta dhurojë vilën nëse e gjeni dhe vërtetoni se nuk ekziston.

Marketing