Çavkov do të dëshmojë për arrestimin e Boshkovskit

Në gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Tortura” e PSP-së e cila ka të bëjë me burgimin e Lube Boshkovskit, më 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare.

Marketing

Në lëndën “Tortura” në seancën e sotme priten të dëshmojnë disa dëshmitarë midis të cilëve edhe vetë Mitko Çavkovi. Ai duhet të sillet në gjykatë nga burgu hetues i Shutkës, i cili gjendet në paraburgim për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend të 27 Prillit.

Në lëndën “Tortura” të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-drejtori i njësitit Alfa, Ivica Antevski-Puki, dhe pesë persona të po këtij njësiti.

Sot gjithashtu janë caktuar edhe tri lëndë të tjera të PSP-së: “Trajektorja”, “Treqind”, dhe “Monstra”.

Marketing