Çavkov nuk ka dorëzuar kërkesë për amnisti

Ish-drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, nuk ka dorëzuar kërkesë për amnisti ka informuar mëngjesin e sotëm avokat i tij, Sashko Dukoski para fillimit të seancës së sotme për ngjarjet e 27 prillit.

Marketing

Dukoski theksoi se Çavkov dëshiron që pafajësinë e tij ta vërtetojë para gjyqit. Sipas avokatit, Ligji për amnisti është sjell dhe përpiluar vetëm për persona të caktuar të cilët janë akuzuar për 27 prillin vitin e kaluar.

Dukoski vlerëson se gjyqtarja Kacarska ka të drejtë kur flet se nuk duhet ajo të vendosë pas kërkesave për amnisti, por Këshilli Penal.

Në brifingun e kryetarit të Penales , Ivan Xholev, theksoi se pas kërkesave duhet të vendos Këshilli Gjyqësor i cili e udhëheq këtë rast në krye me gjyqtaren Dobrila Kacarska.

Parmbrëmë ka kaluar afati për dorëzimin e kërkesave për amnisti. Deri te Gjyqi Penal gjithsej janë dorëzuar 64 kërkesa për amnisti.