Kur flitet për dhunën ndaj gruas, zakonisht kjo asocon te dhuna fizike. Por psikologët thonë që dhuna e parë dhe më e shpeshtë me të cilën ballafaqohen gratë në shoqërinë tonë është dhuna psikike, shkruan gazeta KOHA. Njëkohësisht, kjo lloj dhune mund të jetë si prag për llojet tjera të dhunës. Në rendin tonë shoqërinë ende vazhdon stili patriarkal i komuniteteve familjare.
Në këto lloje të familjeve, gruaja ka një rol të varur, nuk ka aq shumë të drejta dhe mendimi i saj nuk respektohet. Ndoshta tingëllon çuditshëm të flitet për këto lloje të temave në një shoqëri moderne, por sipas psikologëve, në hapësirat tona në komunikim të përditshëm mund të vërehet që ende ekzistojnë mendime nga ky lloj i veprimit shoqëror.
“Pa dyshim fokus të veçantë duhet t`i japim edhe dhunës psikologjike. Në media shpesh flitet për dhunën fizike dhe parandalimin e saj, por fitohet përshtypje që një pjesë e madhe e shoqërisë tonë ka tolerancë ndaj dhunës psikologjike duke e nënvlerësuar seriozitetin e saj, në veçanti në zonat rurale ose te familjet e prekura nga gjendja sociale. Për fat të keq, edhe në kohën moderne në të cilën jetojmë, ende në kontekste të përcaktuara mbahen vlerat ‘patriarkale’ dhe qëndrimi që roli i gruas është të shërbejë dhe të durojë, e cila sigurisht është e papranueshme. Mes të tjerave, shpesh segmente të dhunës psikologjike, sigurisht në një konotacion të ndryshëm dhe tjetër kontekst, të imponuara në mënyrë suptile, edhe në mënyrën e shprehjes së humorit të popujve të Ballkanit, ndërsa besoj që ajo mund të kontribuojë për detektim dhe tolerancë të vështirësuar të të njëjtave”, thotë Jasmina Jonuz, magjistër për psikologji këshilluese.
Kur në përditshmëri vërehen komente negative, sharje ose lloje tjera të komenteve të papërshtatshme kur bëhet fjalë për marrëdhënien e përditshme mes burrit dhe gruas, atëherë mund të konstatohet që ende vazhdojnë atë vlerat “patriarkale”. Disa nga njerëzit, burra ose gra, nuk e kuptojnë që ajo përfaqëson një lloj dhune. Por problemi thellohet kur çdo ditë e më shumë pranohen këto vlera dhe bëhen standard i rregullt i sjelljes. Sipas rezultateve të hulumtimit “Jeta në hije”, dhuna psikologjike me një vëllim prej 56 për qind ka vëllim më të lartë të dhunës së raportuar dhe çdo e dyta grua ka qenë viktimë e atij lloji të dhunës familjare (ECE, 2006). Hulumtimi i realizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor ka treguar që 40 për qind të grave vuajnë nga dhuna fizike, ndërsa mbi 56 për qind nga dhuna psiqike. Këto të dhëna tregojnë që ky lloj i problemit paraqet problem shoqëror.
“Të domosdoshme janë edukimi dhe ngritja e vetëdijes që dhuna familjare nuk është vetëm sulm fizik – dhuna psiqike, kërcënimet, komentet negative, dhuna ekonomike dhe dhuna seksuale janë gjithashtu forma të dhunës familjare”, thotë Jasmina Jonuz.
Por zakonisht shpesh dhuna psiqike është lloji i parë i dhënës, i cili më tutje mund të zhvillohet në forma të ndryshme, siç është dhuna fizike. Sipas asaj duhet të përkushtohet vëmendje dhe të mos lihen pas dore të gjitha llojet e dhunës më të lehtë, siç është ajo verbale, e cila te ne është shumë e shfaqur, shtojnë psikologët. Nëse vazhdohet dhe lejohet kjo qasje, këto forma më të lehta shpejt mund të kalojnë në forma më serioze të dhunës. Nëse nuk reagohet përkatësisht në disa raste edhe dhuna fizike mund të kalon në lëndime trupore, por edhe vrasje. Sipas MPB – Shkup, në vitin 2017 janë realizuar 538 vepra penale me lëndime trupore prej të cilave 16 janë me lëndime trupore më të rënda dhe 6 vrasje.
Gjithashtu, zbatimi i dhunës, përveç se mund të sjell deri te pasoja serioze shëndetësore ose psiqike, pasojat më të mëdha i shkaktojnë tek fëmijët-dëshmitarë, të cilët e durojnë atë dhe tek të cilët mund të vjen deri të shkatërrimi emocional dhe ndryshimi në sjellje, theksohet në faqen e Organizatës botërore të shëndetësisë. Nga informacionet e më shumë hulumtimeve konfirmohet premisa që është i nevojshëm fokus më i madh ndaj dhunës psikologjike në vendin tonë. Në këtë mënyrë mund të ndikohet dhe të pamundësohet kalimi prej një në lloj tjetër më serioz të dhunës. Por që të mundësohet kjo, është e nevojshme informimi dhe motivimi i viktimave për njohjen e saj dhe denoncimin e atyre të cilët e kryejnë dhunën. Është e nevojshme ngritja e vetëdijes dhe edukim më i madh i qytetarëve në lidhje me dhunën. (koha.mk)