Çdo hap duhet ta kemi të kordinuar me aleatët tanë,e sidomos me SHBA që na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia pushtuese

Ngjarjet në Kosovë të cilat lidhen me fillimin e procesit të Gjykatës speciale të dhomave të specializuara në Hagë, janë shqetësim jo vetem i yni, i gjithë popullit dhe kombit tonë por edhe i miqve dhe i aleatëve tanë!

Marketing

Të gjithë e dijmë se populli ynë bashk me UÇK-në, ka zhvilluar luftë të armatosur e çlirimtare!

Kemi luftuar e kemi derdhur gjak prandaj dhe kemi fituar lirinë, por për tu çliruar nga armiku ynë shekullorë, na kanë ndihmuar aleatët tanë në ballë me SHBA-në dhe NATO-n!

Çdo hap duhet ta kemi të koordinuar me aleatët tanë, e sidomos me SHBA që na ndihmuan të çlirohemi nga Serbia pushtuese!

Çdo veprim që bjen ndesh me teorinë dhe praktiken, se gjak kemi derdhur dhe kemi fituar lirinë, por jemi çliruar me ndihmen e aleateve tanë, në radhë të parë me SHBA-në drejtuese globale, është i papranueshëm dhe i dëmshëm!

Duhet të jemi gjakftohtë, të përgjegjshëm, të arsyeshëm e largpamës dhe të respektojmë institucionet shteterore e ligjzbatuese në Kosovë!

Të nderojmë e të respektojmë çdo përfaqësim kombëtar e ndërkombëtar që vepron për të mirën, stabilitetin dhe prosperitetin euroatlantik të Kosovës!

Prishtinë, 7 Nëntor 2020!

Marketing