Çedmoir Jovanoviq: Serbia e ka humbur Kosovën

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq, ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në seancën e të hënës në Kuvendin e Serbisë, ku do të diskutohet rreth çështjes së Kosovës, megjithatë ai potencon se ‘Kosova është humbur”.

Marketing

Jovanoviq thotë se shoqëria dhe politika në Serbi, nuk duhet të lejojë që të përçahet edhe më shumë, gjë për të cilën ka frikë se do të ndodh pas kësaj seance që do të marrë pjesë edhe Aleksander Vuçiq.

“Kosova është e humbur për shkak që është mohuar realiteti para syve tanë, dhe tashmë e vetmja gjë që mbetet është përpjekja për të bërë një marrëveshje paqeje me shqiptarët e Kosovës, që garanton stabiliteti si në Prishtinë dhe në Beograd, si dhe në të gjithë rajonin”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, asnjë marrëveshje që mund të arrihet në mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është më e rëndësishme se paqja.
“Nuk ka marrëveshje dhe diçka tjetër më të rëndësishme se paqja”, ka shtuar politikani serb.

Ai thotë se tashmë ka pak rëndësi nëse Serbia ka ose jo një plan për Kosovën, ajo që ka rëndësi sipas tij është fakti se sa janë të gatshëm serbët për të pranuar humbjen përfundimtare, rreth asaj që është shpërndarë gjithkund në Serbi.
“Kështu që tashmë ka vend vetëm për negociata”, ka thënë ai.

Marketing