Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq pritet që të fillojë një angazhim tjetër por në Maqedoni. Ai ka marrë ofertë nga kryeministri Zaev për të qenë këshilltarë për çështje rajonale dhe integrim europian.
Megjithatë nga qeveria nuk theksojnë asgjë më shumë në lidhje me këtë propozim, vetëm se pohojnë që Zaev i ka bërë ofertë Jovanoviqit por që ai ende nuk ka pranuar vetëm se ka treguar gadishmëri për të qenë në këtë post.